Meda tashmë jo vetëm këngëtar, ja profesioni i ri

Meda së fundmi ka surprizuar ndjekësit me një paraqitje ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Ai iu bashkua bashkëshortes së tij në një fotosesion, ku të dy u shfaqën si modelë me veshje tradicionale shqiptare.

Publiku është mësuar ta shohë Medën kryesisht në skenë si këngëtar, por duket se edhe roli i modelit po i shkon mjaft mirë.

Fotot nga ky fotosesion kanë marrë shumë reagime në rrjetet sociale,shkruan Kosovarja.