“Me Xhenetën ishte puthje pasionante, me epsh”, Gerta për Gjestin dhe Eglin

Ditën e sotme Gerta dhe Laerti kanë biseduar në lidhje videon që panë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 4”, ku tregohej deklarata e Xhenetës në “Fan Club”.

Gjithashtu ata komentuan fjalët e Gjestit dhe Eglit pasi dëgjuan fjalët e ish-partneres së banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gerta shprehet se e ka pyetur Gjestin nëse janë puthur me Eglin apo dhe nëse kanë krijuar një lidhje, dhe kanë dashur që t’a mbajnë sekret.

“Jo për Zotin nuk jemi lidhur, tha. Kur flini në një krevat ça mendon se duhet të mendojmë dhe ne, ça ndodh? Nuk prekeni fare në krevat e pyeta? Ne gudulisemi te këmba edhe puthemi tek qafa, kaq më tha Egli. Me Xhenetën ishte puthje pasionante, me epsh”, tha Gerta.

Kjo e fundit më pas shtoi:

“Egli s’më pëlqen fare, i pëlqen nënshtrimi atëherë”.