La Gazzetta dello Sport pretendon se drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli i tha trajnerit Thiago Motta – ‘turp që të zgjodhi ty’ për këtë punë, para se ta shkarkonte.
Media të shumta shkruajnë se vendimi është marrë, me drejtorin e Sportitalia, Alfredo Pedullá, që pretendon këtë pasdite se Juve tashmë e ka informuar Mottan me telefon se ai është shkarkuar.
Motta është aktualisht në Portugali me familjen e tij gjatë pushimit, me Igor Tudor që ka arritur tashmë në Torino për të marrë drejtimin.
Drejtori Giuntoli kishte mbështetur publikisht Mottan vetëm pak minuta pas humbjes 3-0 ndaj Fiorentinës, por situata u përkeqësua gjatë javës së fundit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, takimi ballë për ballë me Motta dhe shefin Maurizio Scanavino shkoi aq keq sa Giuntoli madje i tha: “Më vjen turp që të zgjodha ty”.
Mund të ketë qenë një përpjekje për ta shtyrë Mottan të jepte dorëheqje, duke kursyer paratë që Juventusi do të duhet të paguajë përndryshe për të shkarkuar trajnerin e tyre vetëm tetë muaj në detyrë.