“Më tha se Cristian nuk ishte djali im, e grushtova në fytyrë”; Totti rrëfen momentin më të vështirë në fushë

Francesco Totti, gjatë një bisede me ish-shokun e tij të ekipit Luca Toni, rikujtoi jo vetëm lidhjen e veçantë me Romën, por edhe disa momente të vështira në fushë. Ai përmendi përplasjen me Christian Poulsen (“një gjest i papranueshëm”), goditjen ndaj Mario Balotellit (“i kërkova falje, por shpëtoi mirë që nuk reagova më keq”) dhe veçanërisht grushtin që i dha Ciccio Colonnese gjatë ndeshjes Roma-Siena në sezonin 2004-2005.

Ishte 17 prill 2005, Totti 28 vjeç, në kulmin e formës, ndërsa Colonnese, 33-vjeç, do të tërhiqej një vit më vonë. Shkaku ishte një fjalë e Colonnese për të birin e Tottit, Cristian, e cila bëri që kapiteni i Romës të humbiste kontrollin:

6ª Giornata - Sivu 12 - FutisForum2

“Ishte hera e parë që i jepja dikujt një grusht në fytyrë. Ishte dikush që e njihja, kisha luajtur me të kur isha i ri, por më provokoi. Më tha për Cristian dhe aty reagova (imito grushtin). Më dhanë 5 ndeshje pezullim, nuk ishte ndëshkim i madh”.

Totti rrëfen çmenduritë e tij...; nga pështyrja e Poulsenit te grushti ndaj  Colonnese dhe shqelmi kundër Balotellit - Telesport

Edhe pak ditë pas pezullimit, Totti kishte bërë të qartë se fjalët e Colonnese e kishin prekur në gjëra të papërballueshme: “Ishte si të merrja një thikë pas shpine. Reagova gabim, por u ofendova rëndë si njeri, si baba dhe si burrë. M’u drejtua me një frazë turpëruese, të pakapërdishme dot. Rregullat janë rregulla, por në fushë duhet të jesh burrë. Nuk e pashë më”.

The post “Më tha se Cristian nuk ishte djali im, e grushtova në fytyrë”; Totti rrëfen momentin më të vështirë në fushë appeared first on Telesport.