Milani mirëpret Niclas Fullkrug mes sulmuesve të rinj. Një alternativë klasike, me fizik të fortë dhe prani të madhe në zone. Një “9” i stilit të vjetër. Vjen nga West Ham, ku nuk shkëlqeu, por cilësitë e treguara në sezonet e mira në Gjermani mbeten. Para tij, disa lojtarë gjermanë kanë veshur fanellën kuqezi, duke nisur nga “pionierë” si Schnellinger e Bierhoff.
Fullkrug ndodhet tashmë në Milano dhe së shpejti mund të jetë në dispozicion të Massimiliano Allegrit. Të premten, Këshilli Federal miratoi një përjashtim për të garantuar kushte të barabarta për klubet. Me kërkesë të “Lega Serie A”, FIGC autorizoi Cagliarin dhe Milanin të aktivizojnë lojtarë të regjistruar më 2 janar, ditë e hapjes së merkatos dimërore dhe të ndeshjes së javës së 18-të të Serie A.
Pa këtë përjashtim, Fullkrug do të duhej ta shtynte debutimin deri më 8 janar (Milan–Genoa). Autorizimi vlen “vetëm për ndeshjen Cagliari-Milan të 2 janarit 2026”, me kusht miratimin e “Lega” dhe depozitimin elektronik të dokumenteve deri në orën 16:00 të ditës së ndeshjes.

Olivier Bierhoff
119 ndeshje, 44 gola në 3 sezone
Hans Mayer Heueberg
6 ndeshje në 1 sezon
Max Laich
2 ndeshje, 1 gol në 1 sezon
Jens Lehmann
6 ndeshje (6 gola të pësuar) në 1 sezon
Kurt Emil Friedrich Lies
3 ndeshje në 2 sezone
Johann Ferdinand Madler
6 ndeshje, 3 gola në 3 sezone
David Uyoyo Odogu
1 ndeshje në 1 sezon
Karl Heinz Schnellinger
334 ndeshje, 3 gola në 9 sezone
Malick Thiaw
85 ndeshje, 1 gol në 3 sezone
Christian Ziege
47 ndeshje, 4 gola në 2 sezone
The post Më të spikaturit ishin Bierhoff dhe Schnellinger; ja 10 gjermanët para Fullkrug te Milani appeared first on Telesport.













