Financial Times duke cituar një studim nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS).
Në vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes së Rusisë do të rriten me 42% dhe do të arrijnë në 13.1 trilion rubla (rreth 462 miliardë dollarë). Buxhetet e mbrojtjes të të gjitha vendeve evropiane së bashku në vitin 2024 arritën në 457 miliardë dollarë.
Kështu, duke treguar qartë se Rusia si e vetme shpenzon për mbrojtjen sa e gjithë Evropa bashkë.
Në vitin 2025, shpenzimet totale të mbrojtjes së Rusisë pritet të rriten dhe të arrijnë në 15.6 trilion rubla.
Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) paralajmëron se ulja e mbështetjes së SHBA-ve për Ukrainën mund të rrisë presionin mbi kombet evropiane. Donald Trump i kërkon Evropës të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së.