Pas më shumë se tre orësh, është nxjerrë nga automjeti, 27-vjeçarja që u përplas me shtyllën elektrike në fshatin Zues në Shkodër.
Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton abcnews.al.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për aksidentin e ndodhur në fshatin Zues, për një automjet që ishte përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës, ju informojmë se shtetasja është nxjerrë nga automjeti nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, dhe është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se si pasojë e këtij aksidenti ishin lënduar edhe dy pasagjeret, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.