Më shumë se dyfishim rroge, Interi është gati “ta blindojë” Espositon. Kontratë deri më 2031

Francesco Pio Esposito është gati të bëhet protagonist me Interin dhe kombëtaren italiane, duke ndjekur ëndrrat e mëdha: titullin me zikaltrit dhe thirrjen në Botëror. Pas shpërthimit të sezonit të fundit, 2026 shihet si viti i konsolidimit për talentin nga Castellammare di Stabia, për të cilin shumë klube kanë interes.

Edhe pse Premier League po e ndjekin me kujdes, Interi me Marotta dhe Ausilio e konsiderojnë Espositon një aset për t’u mbrojtur. Kontakti i parë për rinovimin është tashmë i nisur dhe në pranverë pritet të finalizohet kontrata deri më 2031 me agjentin Mario Giuffredi.

Rinovimi do të përfshijë një rritje të rëndësishme ekonomike: nga 1,1 milionë euro plus bonuse në vit, paga mund të shkojë afër 2.5 milionë euro, me mundësi për rritje të mëtejshme bazuar në performancë. Golat e tij të rëndësishëm tregojnë personalitetin e një 20-vjeçari që përballon presionin e një klubi si Interi dhe lë gjurmë edhe te kombëtarja, ku Gattuso ka besim të madh tek ai.

The post Më shumë se dyfishim rroge, Interi është gati “ta blindojë” Espositon. Kontratë deri më 2031 appeared first on Telesport.