Më shumë se dy orë pritje në Merdare

Sot pritjet janë të gjata në disa pika kufitare të Kosovës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdare pritjet për të dalë jashtë Kosovës janë të gjata deri në 2 orë e 30 minuta.

Ndërsa për t’u futur në Kosovë pritjet në këtë pikë janë 5-10 minuta.

Tek kufiri Dheu i Bardhë pritja është 40 minuta për të dalur nga Kosova, përderisa për hyrje pritet 5-20 minuta.

Në pikëkalimet tjera kufitare të Kosovës pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta.

Related Posts