Mendimi për motin – 30.01.2025
Mbetet mot i butë edhe në ditën e fundit të janarit të këtij viti. Do të ketë më shumë intervale me diell, me kalime vransirash të pakta gjatë ditës. Orëve të mëngjesit ultësirave shfaqen kushte për formim të mjegullës, që deri në mesditë shpërndahet. Temperaturat minimale zbresin deri në 2C e 4C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 12C e 15C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugperëndimore 3-5m/s.
Vransirat kalojnë më shpesh gjatë fundjave, megjithëse mbetet butë. Maksimalet shkojnë deri në 10C e 13C. Me vransira e intervale me diell parashihen ditët e para të javës së ardhshme, e gjasat për të reshura janë më të pakta. Por, në aspektin termik pritet rënie e temperaturave deri në 3C, maksimalet të martën, e minimalet zbresin deri në -3C. Nga e hëna frynë erëra më të ftohta veriore, me hove edhe mbi 10m/s.