Granit Xhaka ka debutuar me Sunderland, në miqësoren e luajtur sot pasdite ndaj Real Betis. Mesfushori shqiptar u transferua vetëm pak ditë më parë tek ekipi i ngjitur këtë sezon në Premier League.
Granit Xhaka do të mbajë edhe shirtin e kapitenit, gjë që e nisi që nga ndeshja e sotme. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 74-të, ku Aitor Ruibal shënoi me kokë, pas krosimit që mori nga shoku i skuadrës. Rezultati përfundimtar, 0-1 për Betis. SHIKOGOLIN
Pavarësisht humbjes, Xhaka bëri një paraqitje dinjitoze. Kujtojmë që Xhaka u transferua nga Leverkusen te Sunderland për 20 milionë euro. Pavarësisht se kishte oferta nga disa klube dhe liga të ndryshm,e mesfushori shqiptar zgjodhi rikthimin në Premier League.
The post Me shiritin e kapitenit në krah, por debutimi i Xhakës me Sunderland vjen me humbje (video) appeared first on Telesport.