“E kemi thënë shumë herë dhe me kohë se Gjykata Speciale është raciste, dhe e papranueshme”.
Për të gjitha rastet, që po ftohen pjesëtarët e UÇK-së, akuzat janë të ngritura nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e saj.
Të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, ndër ta edhe Jakup Krasniqi, do ta dëshmojnë se UÇK ka bërë luftë çlirimtare e që nuk ka kryer asnjë krim.
Na brengos fakti që institucionet nuk po bëjnë asgjë për ndjekjen e kriminelëve serb të luftës.
OVL e UÇK-së
Kryetari Hysni Gucati