Me pranga në duar, këmbë dhe jelek anti-plumb/ Dërgohet në gjykatë Luigi Mangione

I dyshuari për vrasjen e shefit të UnitedHealthcare, Luigi Mangione, u soll përpara gjykatës së Nju Jorkut, për një paraqitje të shkurtër në rastin e tij.

Kjo është seanca e parë e Mangione-s, me akuzat që u ngritën në fund të dhjetorit që lëmë pas.

Të veshur mbi pulovër, Manigone pati një jelek anti-plumb, ndërkaq në duar dhe këmbë kishte pranga.

Në fillim të seancës, avokatja e tij, Karen Friedman Agnifilo, i kërkoi gjyqtarit që të lejonte heqjen e prangave të Mangione-s, por ai nuk pranoi.

Prokurorët që udhëheqin çështjen kundër Mangione-s thanë se një “sasi e fortë” provash tashmë ishin dorëzuar, duke përfshirë kamerën e trupit të policisë dhe pamjet e vëzhgimit të NYPD; Rezultatet e testimit të ADN-së dhe balistikës; dhe gjurmët e gishtërinjve të gjetura nga afër skenës së të shtënave në një rrugë në Midtown Manhattan.

“Unë mendoj se ka një çështje shumë, shumë serioze kërkimi në këtë rast, dhe mund të ketë prova që janë të shtypura” tha avokatja e Luigit.

Mbrojtja e tij ka paraqitur një mocion për të përjashtuar nga gjyqi disa nga provat që policia mori pasi e arrestoi të dyshuarin.