I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, Darko Kovacevic foli për Dusan Vlahovic dhe Juventus:
“Do t’i thoja Dusan-it të ndryshonte menjëherë ambient. Nuk është e lehtë të largohesh nga Juventus, e them këtë nga përvoja personale, por ndonjëherë duhet të rikthehesh në lojë për t’u rikthyer te lumturia dhe në majë. Dikush si Vlahovic duhet të jetë gjithmonë titullar, tek Juventus-i apo diku tjetër”.
“Me cilën skuadër do ta shihja më mirë? Nuk mund ta përballojmë te Olympiaco-s, por Milan-i dhe Manchester United mund të jenë mundësi të mira për Dusan.
“Dhe ndoshta Nottingham Forest… Është shaka: kemi të njëjtën pronësi si klubi anglez, por unë punoj vetëm për Olympiacos”.
Ish-sulmuesi i Juventus-it më pas iu përgjigj se si do të kishte reaguar në vendin e Vlahovic kur Juve nënshkroi Jonathan David:
“Konkurrenca nuk është kurrë problem, përkundrazi… Tek Juventus-i tim, kishim pesë sulmues të shkëlqyer. Cabella ynë, ish-shoku i skuadrës së Davidit te Lille, foli me entuziazëm për kanadezin.
“David është një golashënues; në sezonet e fundit me klubin francez, ai kurrë nuk ka rënë nën 25 gola. Por midis të dyve, unë gjithmonë do të qëndroja te Vlahovic.
“Kam një dobësi për Dusanin, madje do ta preferoja atë ndaj Haaland-it… Dhe do të thoja të njëjtën gjë për Osimhen-in, i cili do të kishte qenë mirë tek Juventus-i gjithsesi”.
The post “Më pëlqen më shumë se Haaland”, ish-sulmuesi i Juventus-it: Ja këshilla ime për Vlahovic appeared first on Telesport.