Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca gjyqësore ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të dyshuar për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Pjesëmarrës në seancë është edhe vetë Kurti, i cili pas prezantimit bëri me dije se nuk ka angazhuar avokat dhe do të përfaqësojë veten në këtë rast.
Klinaku tha se nuk ka qenë në dijeni se mund të përfaqësojë veten, ndryshe nuk do të merrte fare avokat.
Prokurori i rastit e lexoi aktakuzën, ku u shpalos se të dy, Klinaku dhe Selmani, e kanë kanosur me jetë të dëmtuarin Kurti, nëpërmjet profileve të tyre personale në rrjetin social Facebook.
Në mes të tjerash, u lexuan fjalë për fjalë postimet e Klinakut, që deklaroi se më përpara e vret Albin Kurtin sesa që i lëshon rrugën.
Kujtojmë se disa javë më parë, Prokuroria njoftoi se aktakuza ndaj Klinakut dhe Selmanit, për veprën penale “Kanosja”, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri Faton Klinaku me qëllim që ta frikësonte dhe ta detyronte personin zyrtar tani të dëmtuarin Albin Kurti, në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social Facebook, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, deklaroi Prokuroria
The post “Më parë e vras Albin Kurtin, sesa që ia l’shoj rrugën…”/ Çka thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj Klinakut dhe Selmanit? appeared first on Kosovapost.net.