Juventus po kryeson 2-0 ndaj Galatasaray-it, në sfidën e kthimit që po luhet në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë gjetën fillimisht avantazhin në minutën e 37-të, falë penalltisë së shndërruar në gol nga kapiteni Manuel Locatelli , pas një faulli të Lucas Torreira në zonë ndaj Khephren Thuram. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Juventusin.
Bardhezinjtë e nisin shumë keq pjesën e dytë, duke mbetur me një lojtar më pak. Lloyd Kelly ndëshkohet me karton të kuq të çuditshëm, pas një kontakti në mesfushë me Yilmaz.
Në minutën e 70-të, Federico Gatti ndoqi aksionin deri në fund dhe gjendej në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Kujtojmë se ndeshjen e parë në Stamboll, turqit kanë fituar 5-2. Kur kanë mbetur edhe më pak se 20 minuta lojë, bardhezinjtë shpresojnë për përmbysjen e madhe.
The post Me një lojtar më pak, por Juventus gjen golin e dytë. Edhe 20 minuta lojë, për të bërë përmbysjen e madhe (video) appeared first on Telesport.










