Real Madrid ka fituar 1-2 në transfertë në “San Sebastian” ndaj Real Sociedad, e vlefshme për javën e katërt të La Ligës.
Madrilenët gjetën fillimisht golin që në minutën e 2-të me Arda Turan, por u anullua për pozicion të parregullt. Gjithsesi goli për Real Madrid nuk vonoi, Kylian Mbappe zhbllokoi shifrat në minutën e 12-të. Francezi përfitoi nga një top i gabuar i kthyer mbrapsht nga lojtari i Sociedad dhe bëri mirë gjithçka vetë, duke e dërguar në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 32-të, Dean Hujisen ndëshkohet direkt me karton të kuq pasi ishte lojtari i fundit dhe ndaloi në mënyrë të parregullt Mikel Oayrzabal. Ky është kartoni i dytë për qendërmbrojtësin e ri në 8 ndeshje me Real Madrid. Ndëshkimi më të kuq i Hujisen, acaroi shumë Xabi Alonso-n, i cili u ndëshkua me karton të verdhë për protesta. SHIKOKARTONINEKUQTEHUJISEN
Në fund të pjesës së parë, madrilenët shënuan edhe golin e dytë, pas një kombinimi të bukur në zonë mes Mbappe dhe Arda Guler, fantazisti turk dyfishoi shifrat. SHIKOGOLIN2
Në pjesën e dytë, Oayarzabal ngushtoi shifrat për vendasit në minutën e 56-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Edhe pse me një lojtar më pak për 60 minuta, Real Madrid merr një fitore tejet të rëndësishme në një fushë shumë të vështirë dhe kryeson renditjen me 12 pikë të plota në 4 ndeshje.
The post Me një lojtar më pak për më shumë se 60 minuta, por Real Madrid del me 3 pikë nga “San Sebastian” (video) appeared first on Telesport.