Mendimi për motin – 5.03.2025
Kushte të motit të kthjellët dhe me diell mbeten edhe ditën e enjtë. Orëve të mëngjesit, ultësirave mund të ketë kushte për mjegullinë. Herë herë mund të kalojnë vransira të pakta, kryesisht shtresore të larta. Frynë erë e lehtë jugore e juglindore 2-5m/s, e pjesë lindore të vendit deri në 8 e 10m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e 2C, derisa maksimale vazhdojnë me rritje deri në 18C e 19C.
Më shumë vransira kalojnë mbi vend ditën e premtë dhe të shtunë, por kryesisht të larta, që nuk pengojnë rrezet e diellit. Temperaturat ende të larta deri në 20C e 21C, maksimalet. Nga dita e diel sërish priten të dominojnë më shumë kthjellimet, e temperaturat mbesin të larta 18C deri 20C. Minimalet luhaten ndrëmjet -1C e 4C.
Indeksi i cilësisë së ajrit mund të qëndrojë më gjatë në vlera të dobëta ditëve vijuese, meqenëse kushtet më stabile atmosferike mbajnë më të ngujuar ndotësit ajror pranë sipërfaqe, e sidomos orëve të mbrëmjes, kur mund të kalojnë vlerat e çastit edhe në shumë të dobëta. Ndërkohë që në pjesë tjera, kryesisht nga Dukagjini, indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme. Në vlera të pranueshme indeksi zbret edhe nga rrafshi i Kosovës orëve të pasdites.