Sulmet me raketa dhe dronë ndaj regjimit izraelit filluan ndërsa udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ali Khamenei, iu drejtua kombit iranian, duke premtuar se forcat e armatosura iraniane do të krijonin “një situatë të mjerueshme për regjimin e Izraelit”.
Por Khamenei tha se regjimi nuk do të mbetej i padëmtuar pas sulmeve të fundit ndaj Iranit, shkruajnë mediat e huja.
Ajatollahu tha gjithashtu se i gjithë kombi iranian qëndron pas Forcave të Armatosura dhe se “Republika Islamike, me ndihmën e Zotit, do ta mposhtë regjimin sionist”.
Ndryshe, Irani ka nisur valën e sulmeve ndaj Izraelit. /Telegrafi/
The post “Me ndihmën e Zotit do ta mposhtim regjimin e Izraelit”, deklaron lideri suprem i Iranit appeared first on Kosovapost.net.