“Me Mourinhon bëmë diçka të paharrueshme dhe ndoshta të papërsëritshme. Simoni si një baba”

Javier Zanetti, në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, foli për trajnerin që e ka shënjuar më shumë dhe me të cilin ka pasur lidhjen më të fortë gjatë aventurës së tij tek Interi: “Mourinho, pa dyshim, është gjithmonë me mua.

Kemi bërë diçka të paharrueshme dhe ndoshta të papërsëritshme. Pastaj Gigi, që fatkeqësisht nuk është më. Simoni ishte si një baba, e bënte gjithçka të thjeshtë. José, përkundrazi, është një lider, shumë bindës dhe ndikues. Më kujtohet telefonata e parë”.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Zanetti tregon se në qershor të atij viti, teksa po kthehej në Argjentinë, me ndalesë në Fiumicino, mori një telefonatë nga një numër portugez. Ishte José Mourinho, i cili i tha se sapo kishte firmosur me Interin dhe se ai do të ishte kapiteni i tij, duke kërkuar falje për italishten, ndonëse e fliste shumë mirë.

Zanetti e përshkruan “Special One” si njeri të drejtpërdrejtë dhe besnik, por dhe trajner të jashtëzakonshëm: “Sa iu përket trajnerëve, Simoni ishte më i thjeshti, ndërsa Zaccheroni më i ndërlikuari: seanca të gjata taktike, deri në një orë, ku sfida ishte ruajtja e përqendrimit”.

 

The post “Me Mourinhon bëmë diçka të paharrueshme dhe ndoshta të papërsëritshme. Simoni si një baba” appeared first on Telesport.