Sot është shënuar 26 vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës në kufirin Hani i Elezit – Bllacë.
Kjo ngjarje është përkujtuar me anë të një marshi paqësor nën moton “Marshi i Paqes BLLACË ‘99”.
Aktiviteti është realizuar nga Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Marshi u zhvillua nëpër një shteg të lehtë malor, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit, duke ndjekur gjurmët e shqiptarëve që kaluan aty gjatë vitit 1999.
Me anë të kësaj ngjarje u kujtuan viktimat e atij eksodi masiv.