Vogëlushja palestineze 5-vjeçare, prindërit e së cilës ushtria izraelite nuk i lejoi të shkojnë me të në operacion, ka ndërruar jetë.
Vogëlushja palestineze nga Gaza, Aisha Lulu, e cila më në fund mori leje për udhëtim në Kuds për shkak të një operacioni të komplikuar në tru, u detyrua të udhëtojë e vetme pasi autoritetet izraelite refuzuan t’u japin leje prindërve të saj për ta shoqëruar.
Ajo vuante nga një sëmundje në tru dhe vdiq menjëherë pas operacionit. Aisha u detyrua të luftojë vetëm me sëmundjen, në një injorim të pamëshirshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, traktatet e të drejtave të njeriut, të drejtat e fëmijëve, të drejtën për shëndet dhe qasje në shërbimet shëndetësore në mënyrë të sigurt.
Për shkak të rrethimit të Gazës nga viti 2007, qindra pacientë palestinezë kanë vdekur pasi u penguan për të marrë trajtimin e duhur.
Spitalet në Gaza ende nuk janë pajisur si duhet ndërsa palestinezët e sëmurë duhet të udhëtojnë në Izrael apo jashtë vendit për shkak të pamundësisë së kurimit në Gazë.