Kompozitori dhe dirigjenti, Baki Jashari, pas 40 ditësh luftë me koronavirusin, ai tani rezultoi negativ në testimin për COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Arta Jashari, e cila javë më parë i pati reaguar këngëtarit të njohur, Labinot Tahiri që kishte thënë se virusi nuk ekziston.
“Pas thuajse 40 ditësh luftë me COVID-19 , babi im me 4 stenda, diabet dhe tension rezultoi NEGATIV dhe ma në fund u përqafuam pa veshje kozmonauti . Është një moment tepër i prekshëm për neve dhe ju falënderoj të gjithëve që më keni qëndruar pranë mua e familjes sime. ZOTI JU SHPËRBLEFTË ! Zoti ju ndihmoftë të gjithë juve që jeni në këtë sfidë”, ka shkruar Arta në Facebook.