Më i votuari i Forcës së Diasporës në Mitrovicë mbështet Arian Tahirin për kryetar

Astrit Zhabari kandidati më i votuari nga Forca e Diasporës ka mbështetur Arian Tahirin për kryetar të Mitrovicës.

Për këtë mbështetje, ai ka marr një falënderim nga  Tahiri.

“Një takim miqësor me Astritin, kandidatin më të votuar nga Forca e Diasporës, të cilin e falënderoj shumë për mbështetjen. Me çdo qytetar vullnetmirë, me nder e dinjitet, do t’i shërbejmë Mitrovicës”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.