Cristiano Ronaldo ishte sërish në qendër të vëmendjes në Arabinë Saudite gjatë sfidës Al Nassr–Al Tawoon, e mbyllur me tensione në minutat e fundit. Me rezultatin 1-0, portugezi u rrethua nga kundërshtarët pas provokimeve të ndërsjella dhe nuk hezitoi të festonte në fytyrën e tyre.
I markuar ashpër, CR7 pati një përplasje verbale me Waleed Al Ahmad, të cilit i bëri shenjë të heshtte dhe i kërkoi “qetësi”. Kur ndërhyri edhe Muteb Al Mufarrij, reagimi i Ronaldos ishte ironic. Duke qeshur, e ftoi “t’i hipte në shpinë”, si provokim ndaj markimit të fortë dhe shumë të afërt.
Pas fërshëllimës finale, Ronaldo shpërtheu në festë me britma dhe grushte, duke ftuar edhe tifozët të rrisnin zërin në tribuna. Një mbyllje e zjarrtë, me Al Nassr që mbetet 5 pikë larg kreut të renditjes.
🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨
كرستيانو رونالدو مع لاعبين التعاون بالامس 😅!pic.twitter.com/mmiguyKQRC
— Osama 🇸🇦 (@Siiros2) January 27, 2026
The post “Më hip në shpinë…”; Ronaldo me kërkesë të çuditshme ndaj kundërshtarit. Fund i acaruar i ndeshjes (video) appeared first on Telesport.










