“Me fotografu s’lejohet”, “Hajt nalem”: Sveçla kapet me aktivistin në Prishtinë, i pengon stema e LDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është kapur me një aktivist të LDK-së në Prishtinë, pasi i pengoi stema e partisë që i riu kishte vendosur në xhaketë.

Sjellja e tij, është dënuar ashpër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e madje edhe arrogante e kërcënuese.

Në pamjet e publikuara, ministri në detyrë i Brendshëm, i thotë “LDK te shkolla nuk lejohet”, ndërsa ia drejton gishtin, e më pas nxjerrë telefonin për ta fotografuar qytetarin.

Ky i fundit i thotë që nuk i lejohet Sveçlës ta fotografojë, por deputetit të VV-së nuk i bëhet vonë dhe shfaqet si i ‘fortë’, duke i thënë “Hajde nalem”.

Për veprimin e ministrit, aktivisti e paralajmëron se do ta çojë në Gjykatë.

“Nuk të lejohet më m’fotografu, ti ministër je, duhet me i ditë ligjet ma mirë, para se me m’fotografu. Shihemi në gjykatë Xhelal!”.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj sjelljes së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndaj një aktivisti të LDK-së./Klankosova.tv

The post “Me fotografu s’lejohet”, “Hajt nalem”: Sveçla kapet me aktivistin në Prishtinë, i pengon stema e LDK-së appeared first on Klan Kosova.