“Me fëmijët kam marr trajtim pas pickimit të rriqnave”-Muharremi kërkon masa urgjente pasi AUV bleu ilaq kundër morrave në vend të atij për rriqna

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas raportimit të Periskopit se qysh AUV në vend të ilaqit kundër rriqnave, bleu ilaq kundër morrave, shkruan Periskopi.

Muharremi kërkoi sqarim nga institucionet përgjegjëse për këtë huqje, duke konfirmuar se vitin e kaluar ka marr trajtim bashkë me fëmijët pasi u pickuan nga rriqnat.

“Nëse kjo konfirmohet, a nuk duhet me ndërmarrë masa urgjente? Apo ndoshta dikush duhet ne pësu nga gabimet njerëzore?”, shkroi mes tjerash Muharremi.

Postimi i plotë:

Vitin e kaluar na pickuan rriqnat disa herë. Disa herë kemi shku në QKUK me u trajtu. Jo vetëm unë, por edhe fëmijët. Tash po thuhet që prepratet nuk kanë qenë të duhura, autoritetet kanë apliku ilaq të gabuar (të morrave!). A ka mundësi kjo me u kjartësu nga institucionet përgjegjëse? Nëse kjo konfirmohet, a nuk duhet me ndërmarrë masa urgjente? Apo ndoshta dikush duhet ne pësu nga gabimet njerëzore?