“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës

Faton Hajrizi, i burgosuri që u arratis të shtunën nga burgu i Smrekonicës është shfaqur në rrjetin social TikTok.

Hajrizi, i kamufluar me maskë, ka treguar se ka pësuar një lëndim nga arratisja e tij.

Ai si arsye për ikjen nga burgu ka përmendur trajtimin sipas tij jo të duhur që i është bërë, ndërkaq ka thënë se ndodhet jashtë Kosovës dhe nuk kthehet në burg.

“Jam larguar nga ai vend se më është bërë zullum në atë vend. Psiqikisht më është bërë zullum, nuk kam mundur më. Në këtë gjendje nuk kthehem më në burg. Aty vuajnë të burgosurit, nuk jepet kushti, nuk trajtohen të gjithë njësoj”, ka thënë ai.

Hajrizi tutje ka shtuar se ditëve në vijim do të hyj live në “TikTok” dhe do të flas më gjerësisht.

“I falënderoj shumë përkrahësit e mi, edhe ata që bëjnë kritika ju përgjigjna pozitivisht. Nuk jam ai që policia e pasqyron. Unë jam Faton Hajrizi i cili si 14 vjeçar ka qenë në luftë. Unë jam Faton Hajrizi që kam vepruar në veri 2006-2007 për të mirën e këtij vendi. Nuk është normale unë me i mbajt 23 vite burg, 15 vjeçar kam rënë në burg e 40 vjeçar jam sot. Me ardh mbikëqyrësi që në kohën e Serbisë ka qenë oficer e më m’thanë mu qu prej gjumit në ora 09:00, 11:00 e ora 18:00. Nuk është në rregull pse mem provoku ai mua”, ka deklaruar ai.

@faton.hajrizi.i.v♬ original sound – faton hajrizi i vertet


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *