“Më dhemb zemra…”, Brahim Diaz thyen heshtjen pas asaj që ndodhi në finalen ndaj Senegalit

Brahim Diaz ka reaguar për herë të parë publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale për situatën dramatike që ndodhi mbrëmë në finalen e Kupës së Afrikës, ku Senegali fitoi në shtesë 1-0 ndaj Marokut. Në minutat e fundit të kohës së rregullt, Brahim Diaz gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke tentuar të shënojë me panenka, por dështoi keq. Në një postim tejet emocionues, Diaz kërkon falje dhe merr përgjegjësinë e plotë për humbjen në finale.

“Zemra më dhemb. Ëndërrova për këtë titull falë gjithë dashurisë që më dhatë, çdo mesazhi, çdo shfaqjeje mbështetjeje që më bëri të ndihesha se nuk isha vetëm. Luftova me gjithçka që kisha dhe me zemrën time mbi të gjitha. Dje dështova dhe marr përgjegjësinë e plotë. Ju ofroj ndjesën time të sinqertë.

Do të jetë e vështirë për mua ta kaloj këtë, këto plagë nuk shërohen lehtë, por do të përpiqem. Jo vetëm për veten time, por për të gjithë ata që besuan tek unë dhe të gjithë ata që vuajtën me mua. Do të vazhdoj të ec përpara në mënyrë që një ditë të mund ta kthej këtë dashuri dhe ta bëj popullin tim maroken krenar për mua”, shkruan Diaz.

The post “Më dhemb zemra…”, Brahim Diaz thyen heshtjen pas asaj që ndodhi në finalen ndaj Senegalit appeared first on Telesport.