Dani Carvajal është rikuperuar 100% dhe tani konkuron me Trent Arnold për pozicionin e mbrojtësit të djathtë në “Bernabéu’, diçka e paimagjinueshme pas asaj lëndimi të tmerrshëm. Në një intervistë për “Marca”, ai nënvizoi:
Për Xabi Alonso në pankinë: “Çdo trajner ka metodologjinë e vet, janë gjenerata të ndryshme. Me Ancelotti kishim më shumë liri, lojtarët vinin pak më vonë në stërvitje, megjithëse ai mërzitej. Xabi është më strikt, me më shumë disiplinë”.
Për Lamine Yamal: “E kemi përjetuar sezonin e kaluar. Djaloshi po ndryshon shumë shpejt. Kënaqemi ta shohim në kombëtare. Ka përgjegjësinë të jetë lider i Barcelonës dhe kombëtares, nuk është e lehtë, por ai punon dhe vazhdon të luajë ndeshje të jashtëzakonshme”.
Për ardhjen e Arnold: “Është normale të marrësh një lojtar të ri, unë isha 32 vjeç dhe me lëndim serioz. Nuk do të jem këtu përgjithmonë”.
Për Rodrin: “Shpresoj të mund të vijë te Real Madridi në të ardhmen, është lojtar i madh”.
The post “Me Ancelottin kishim më tepër liri, Xabi Alonso është shumë strikt” appeared first on Telesport.










