Më 9 shkurt kishte 104, për 28 dhjetor BE-ja vjen në Kosovë veç me 7 vëzhgues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka akredituar grupin e tretë me 276 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Ajo që bije në sy është numri shumë i vogël i vëzhguesve që ka dërguar Bashkimi Evropian, në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij vitit.

Për zgjedhjet e 28 dhjetorit, BE-ja ka dërguar për akreditim vetëm vjen në Kosovë veç me 7 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kurse, për zgjedhjet të cilat ishin mbajtur më 9 shkurt BE-ja kishte dërguar 104 vëzhgues.

Në fillim të këtij vitit, gjatë një konference për media, shefja e Misionit të BE-së, Nathalie Loiseau, kishte treguar për numrin e madh të vëzhguesve që BE-ja kishte dërguar në Kosovës.

Në momentin e zgjedhjeve do të jeni mbi 100 vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë që do të jenë të shpërndare në teren. Prandaj Misioni i BE-së është i vetmi mision i plotë ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve me prani afatgjate që do të vëzhgoj zgjedhjet parlamentare në Kosovë në këtë vit. Ekipi tashmë ka mbërritur këtu para një jave, këtë javë unë kam ardhur të mërkurën”, kishte thënë ai.

Vëzhguesit e akredituar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për akreditimin e grupit të tretë me 276 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

  1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Shqipëri – 5 vëzhgues;
  1. EU Election Expert Mission- 7 vëzhgues;

ORGANIZATA JO-QEVERITARE:

  1. Syri i Vizionit – 165 vëzhgues;

MEDIA VENDORE:

  1. GračanicaOnline.Info – 4 vëzhgues;
  1. Tëvë1 – 34 vvëzhgues;
  1. Gazeta Ekskluzive – 2 vëzhgues;
  1. TELEVIZIONI T7 – 28 vëzhgues;
  1. Syri .net Kosova/Syri Televizion – 2 vëzhgues;
  1. Ekonomia Online – 6 vëzhgues;
  1. RTV Fontana – 10 vëzhgues.

MEDIA NDËRKOMBËTARE:

  1. NEWSMAX BALKANS – 3 vëzhgues;
  1. Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA) – 1 vëzhgues;
  1. Mondo Inc doo/Kurir televizija – 2 vëzhgues;
  1. A2 CNN – 4 vëzhgues;

Agence France-Presse – 3 vëzhgues.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani, është: 862 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare