Naser Nika, kryetari i Shoqatës “Shqiptare-Amerikane” në Staten Island të ShBA-së, ka thënë se atje do të përurohet një rrugë me emrin e heroit Isa Boletini.
Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka theksuar se kjo gjë është pritur shumë mirë nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në New York.
“Festat për 28 Nëntorin, kanë filluar në ShBA nga 22 Nëntori, kështu vazhdojnë edhe më tutje. Nesër mbrëma disa shoqata do të kenë koncert, kurse neve na pret një gjë e madhe më 30 Nëntor, edhe e festojmë pavarësinë edhe e emërojmë një rrugë me emrin e heroit kombëtar Isa Boletinit”, ka thënë Nika.
Gjithashtu, Nika tha: ”Rruga ‘Isa Boletini’ do të jetë menjëherë afër rrugës ‘Ismail Qemajli’, dhe I kemi bërë të dyja rrugët afër njëra-tjetrës”.











