Më 27 dhjetor, mërgata voton në përfaqësitë diplomatike – KQZ jep udhëzime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë në përfaqësitë diplomatike.

Sipas KQZ-së, këtë të drejtë e gëzojnë vetëm ata votues që kanë përfunduar me sukses procesin e regjistrimit për votim në përfaqësi diplomatike.

“Votuesi identifikohet përmes një dokumenti të vlefshëm identifikues, të lëshuar nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftim, pasaportë, leje e vozitjes” deklaroi KQZ-ja.

Po ashtu, KQZ-ja ka sqaruar se mënyra e plotësimit të fletëvotimit do të jetë e njëjtë me procedurat e ndjekura në proceset e mëparshme zgjedhore.