‘Me 20 milionë euro investime në Telekom, rezultati është ky kolaps i plotë i VALA’ës’

Ditët e fundit problemet e shërbimit telefonik të operatorit “Vala” kanë acaruar shumë qytetarët e Kosovës. Në këtë kontekst, anëtarii Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka fajësuar Qeverinë Kurti.

Përmes një reagimi në Facebook, ai theksoi se, ndonëse u investuan 20 milionë euro në telekom, kolapsi i shërbimit të “Vala-s” në 5 ditët e fundit përbën shembull të paaftësisë së tyre.

 Postimi i plotë:

Që nje “shembull shkollor”i paaftësisë menaxhuese dhe qeverisëse të kësaj Qeverie dhe të zgjedhurve të saj.
Me 20 milionë euro investime në telekom, rezultati është ky: kolaps i plotë i VALA-s, në 5 ditet e fundit.