Me 10% të votave të rinumëruara në Podujevë, rezulton se Ejup Maqedoncit i janë shtuar 288 vota

Procesi i rinumërimit të votave në Podujevë ka nxjerrë në pah dallime të konsiderueshme në rezultatet për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndryshimet e evidentuara janë të tilla që mund ta shtyjnë procesin drejt një rinumërimi të plotë në këtë komunë.

Në qytetin e Podujevës, deri më tani rezulton se ministrit aktual të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, i janë shtuar 288 vota. Pas rinumërimit, Driton Hysenit i janë shtuar 42 vota, ndërsa Ejup Maqedoncit i janë hequr 288 vota.