Bashkimi Evropian ka njoftuar të mërkurën kundërmasat e tij për tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se ato do të hyjnë në fuqi më 1 prill.
BE-ja ka paralajmëruar kundërmasa me vlerë prej 26 miliardë eurosh.
Vendimi vjen pasi administrata Trump ka rritur zyrtarisht tarifat për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit me 25%, raporton AP.
“Ndërsa SHBA-ja po aplikon tarifa me vlerë 28 miliardë dollarë, ne po përgjigjemi me kundërmasa me vlerë 26 miliardë euro (28 miliardë dollarë)”, ka thënë në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.