Scott McTominay, mesfushori i Napolit, foli për Dazn pas barazimit me Interin: “Sonte të gjithë dhamë çdo pikë djerse, nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të lëshojmë asnjë centimetër. Ishim pa Anguissa, Gilmour, De Bruyne, Neres dhe Lukaku; provoni t’ia hiqni Interit Barella, Thuram, Lautaro ose Calhanoglu dhe të shohim si përfundon”.
Për gabimin te goli i parë i Interit: “Reagova mirë, gabimet janë pjesë e lojës dhe e jetës. Duhet ta ngresh menjëherë kokën”.
Edhe presidenti Aurelio De Laurentiis e lavdëroi Napolin pas 2-2 në “San Siro”, të ardhur nga dopieta e McTominay: “Ndeshje shumë e bukur. Napoli ishte fantastik. Me 9 mungesa për pjesën më të madhe të sezonit, çfarë do të kishte bërë Napoli deri tani?”
The post McTominay: Dhamë gjithçka, hiqini Interit të njëjtët lojtarë dhe ta shohim si do të përfundojë appeared first on Telesport.










