Mbyllja zyrtare e e TikTok-ut në Shqipëri, Rama: Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar edhe zyrtarisht vendimin për mbylljen e TikTok-ut në vend për një vit.

Kryeministri Edi Rama tha se vendimi u mor “në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues”.

“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve”, shkroi ai në X.

“Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, shtoi Rama.