Pas një performance shpërthyese në skenën e Eurovisionit në Bazel, Shqipëria me Shkodra Elektronike dhe këngën “Zjerm” është në garë për një vend në finalen e madhe.
Votimi është tani i mbyllur dhe të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit kanë pasur në dispozicion 15 minuta kohë për të votuar dhe për ta çuar Shqipërinë më tej në këtë konkurrencë prestigjioze evropiane.
Kujtojmë që votimi mund të bëhej përmes aplikacionit zyrtar të Eurovision Song Contest, faqes www.esc.vote, si dhe përmes SMS në shtetet ku ky opsion është i mundur.


Shqipëria nuk mund të votohet nga vetë territori i saj, prandaj mërgata shqiptare luan rolin kyç për fatin e vendit tonë sonte.
Është momenti që zëri i diasporës të dëgjohet – votoni për Shqipërinë dhe mbështesni “Zjerm” për të ndezur edhe finalen e madhe të Eurovision 2025!
Për detaje shtesë mbi mënyrat e votimit nga secili shtet përkatës ku jetoni, mund t’i gjeni në këtë artikull.