Trupi gjykues në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj ka mbyllur seancën e së premtes, duke paralajmëruar se në vazhdim të procesit gjyqësor do të shtrohen pyetje personale për jetën e të akuzuarit tjetër Naim Murseli, përmes dëshmisë së Kushtrim Kokallës, raporton Ekonomia Online.
Mbyllja e seancës erdhi pas përfundimit të një pjese të dëshmisë së Kokallës, ndërsa trupi gjykues njoftoi se në seancat e ardhshme ai do të pyetet më në detaje lidhur me rrethanat personale dhe jetën e Murselit, në kuadër të ndriçimit të plotë të rastit.










