Mbyllet me sukses operacioni i kërkimit, gjendet shëndosh e mirë personi i humbur nga Novobërda

Operacioni i kërkimit për personin e humbur Sh.I nga fshati Llabjan, Komuna e Novobërdës, ka përfunduar me sukses.

“Personi është gjetur shëndosh e mirë pas angazhimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit në bashkëpunim me Policinë Rajonale të Gjilanit, Qendrën e Situatave dhe qytetarët vullnetarë”, njofton Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

“Falënderojmë të gjitha strukturat e përfshira dhe komunitetin lokal për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë operacionit”, thuhet në njoftim.