Pas fitores historike 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë, Shqipëria po përballet në “Air Albania” me Jordaninë, në një ndeshje miqësore.
Ndeshja nis me një përplasje kokë më kokë mes Dakut dhe Al Hourani, por për fat të mirë nuk ka asgjë shqetësuese për të dy lojtarët, të cilët vijojnë ndeshjen normalisht.
Në minutën e 4-të, Asllani kroson në zonë nga goditja e dënimit, topi devijohet nga një lojtar i Jordanisë, por portieri i tyre tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 10-të, Asani jep një pasim spektakolar për Dakun, por sulmuesi kuqezi nuk e mbërrin dot në kohë.
Në minutën e 18-të, Jordania pati shansin e artë për të kaluar në avantazh pas një topi të kthyer mbrapsht nga Balliu, por Dajsinani tregohet fantastik dhe ndal goditjen e Al-Tamari.
Në minutën e 27-të, Jordania kalon në avantazh, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e kuqezinjve. Al Rashdan shënon me kokë pas topi të një ardhur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN
The post Mbrojtja e Shqipërisë e pavëmendshme, Jordania na ndëshkon (video) appeared first on Telesport.