Mbrojtja e Hafiz Garës nuk deklarohet për konfirmimin e aktakuzës

Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar aktakuzën kundër Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve.

Të premten e kaluar, një trup gjykues i Departamentit Special hodhi poshtë ankesat e të akuzuarve kundër aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale.

Për këtë rast po akuzohen ish-ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, dy zyrtarët e Ministrisë, Hafiz Gara e Irfan Lipovica si dhe biznesmeni Ridvan Muharremi.

Paparaci ka provuar të kontaktojë me Nazim Mehmetin, avokatin e Hafiz Garës, për të marrë një qëndrim për refuzimin e ankesave të parashtruara nga mbrojtja në këtë rast.

Por, avokati Mehmeti ka qenë i paarritshëm përmes telefonit të martën.

Paparaci e ka siguruar ekskluzivisht vendimin që lë në fuqi aktakuzën për korrupsion dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare ndaj ish-ministres së Tregtisë në Qeverinë Kurti II.

Sipas atkvendimit, aktakuza ka prova të mjaftueshme, nuk ka shkelje procedurale dhe është e bazuar ligjërisht.

Ekskluzive: Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, refuzohet kërkesa për hedhje