Mbrojtësi anglez Marc Guehi thotë se është krenar që ka nënshkruar për “klubin më të mirë në Angli” pasi u bashkua me Manchester City një ditë më parë.
Pasi përfundoi transferimin e tij prej 20 milionë eurosh nga Crystal Palace, Guehi tha: “Jam vërtet i lumtur dhe jashtëzakonisht krenar që jam lojtar i Manchester City”.
“Ky transferim ndihet si kulmi i gjithë punës së madhe që kam bërë në karrierën time. Tani jam në klubin më të mirë në Angli dhe pjesë e një skuadre të pabesueshme lojtarësh. Ndihem mirë që mund ta them këtë”, tha Guehi.
“Dua të rritem si lojtar dhe si person dhe e di që në këtë klub kjo do të ndodhë. E dua futbollin, më ka dhënë kaq shumë për kaq kohë dhe të jem në gjendje të vazhdoj zhvillimin tim në Manchester City”, tha më tej mbrojtësi anglez.
“Ky është një moment vërtet i veçantë për mua dhe familjen time, mezi pres të filloj tani. Dua të takoj shokët e mi të ekipit, të stërvitem fort, të kuptoj se çfarë pret trajneri nga unë dhe pastaj t’u tregoj tifozëve të City se çfarë mund të bëj“, tha Guehi.
The post Mbrojtësi reagon pas kalimit të skuadra e Guardiola: Tani jam në klubin më të mirë në Angli appeared first on Telesport.









