Napoli ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke konfirmuar rezultatet e testeve që Amir Rrahmani. Mbrojtësi ka pësuar një këputje të lehtë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë.
Kjo është një goditje e rëndë për trajnerin Antonio Conte, i cili nuk do të jetë në gjendje ta ketë atë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Fiorentinës.
Madje e sigurtë është edhe mungesa e tij për ndeshjen jashtë fushe kundër Manchester City, e cila do të hapë fushatën e kampionëve të Italisë në Champions League.
Rrahmani, i cili pritet të rikuperohet për ndeshjen kundër Piza, u zëvendësua gjatë ndeshjes Kosovë-Zvicër. Në konsultim me stafin mjekësor të Napolit, ai u rikthye në Itali për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së tij. Ai filloi menjëherë rehabilitimin e tij.
The post Mbrojtësi kosovar do të mungojë 10 ditë për shkak dëmtimi, humbet edhe sfidën ndaj City në Champions appeared first on Telesport.