Mbrojtësi kërkon largimin nga Barcelona, Tare nis punën për ta sjellë te Milan

Aventurës së Andreas Christensen te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Danezi i pakënaqur me minutat e pakta të aktivizimit, ka kërkuar largimin nga katalanasit. Këta ta fundit nuk janë kundër largimit të tij, por thjesht po presin ofertën apo propozimin e duhur për danezin.

Sipas mediave spanjolle, është pikërisht Milan që po monitoron nga afër situatën e mbrojtësit danez te Barcelona. Kuqezinjtë e shohin Christensen si një opsion ideal për të forcuar mbrojtjen e tyre për sezonin e ri. Nga ana tjetër, Barcelona duke ditur që kontrata e 29-vjeçarit skadon verën e vitit të ardhshëm, është e hapur për largimin e danezit për një shifër të vogël ekonomike, që mendohet të jetë më pak se 10 milionë euro.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e danezit. Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, e ka në listë emrin e 29-vjeçarit dhe këto ditë pritet të nisin bisedimet zyrtare mes dy klubeve.

The post Mbrojtësi kërkon largimin nga Barcelona, Tare nis punën për ta sjellë te Milan appeared first on Telesport.