Mbrojtësi i ri i Milan do të vijë nga Premier League, tre emrat që po ndjek Igli Tare

Objektivi parësor i Milanit për merkaton e janarit është përforcimi i mbrojtjes. Duke qenë se dy alternativat e preferuara nga Max Allegri si Milan Skriniar dhe Federico Gatti, kanë rënë poshtë, kuqezinjtë kanë hedhur sytë nga Premier League.

“CalcioMercato” zbulon se Igli Tare ka nisur kontaktet me Liverpool për transferimin e mundshëm të Joe Gomez, Milan e kërkoi edhë në verë mbrojtësin. Në rast se nuk gjehet gjuha e përbashkët për Gomez, një tjetër alternativë është Axel Disasi. Qendërmbrojtësi francez aktualisht është jashtë planeve të ekipit të parë të Chelseat dhe i është propozuar disa klubeve, përfshirë Milanin, por kuqezinjtë nuk janë shumë optimistë për transferimin e tij.

Emri i tretë është Murillo i Nottingham Forest, i cili pëlqehet shumë nga Igli Tare. Megjithatë tansferimi i tij të paktën për janarin duket i vështirë, duke qenë se klubi anglez e vlerëson mbi 50 milionë euro.

The post Mbrojtësi i ri i Milan do të vijë nga Premier League, tre emrat që po ndjek Igli Tare appeared first on Telesport.