Mbrojtësi francez mesazh klubit: Nuk largohem nga PSG, do të jem këtu edhe sezonin tjetër

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lucas Hernandez ka dërguar një mesazh të qartë në lidhje me të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain. Ai foli në kuadër të thashthemeve për largimin e tij të mundshëm.

Një mesazh i shkurtër për të ndjekur artikujt e ndryshëm të shtypit dhe thashethemet se kam kërkuar të largohem nga PSG nëse situata ime nuk ndryshon. Do të doja të thoja se absolutisht nuk kam kërkuar të largohem”, tha mbrojtësi francez.

Do të luaj për PSG edhe sezonin e ardhshëm, duke vazhduar të punoj shumë çdo ditë për të mbrojtur ngjyrat e këtij klubi me maksimumin e aftësive të mia, sa herë që trajneri më jep mundësinë! Faleminderit për mbështetjen tuaj… Ja ku është Parisi“, tha Hernandez.

Mbrojtësi 29-vjeçar u ble nga parisienët dy vjet më parë, duke paguar 45 milionë euro nga Bayern Munich. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2028.

The post Mbrojtësi francez mesazh klubit: Nuk largohem nga PSG, do të jem këtu edhe sezonin tjetër appeared first on Telesport.