Pas vetëm një sezoni, ku u aktivizua në 25 ndeshje në total, Emerson Royal është gati të largohet nga Milan.
Mbrojtësi brazilian ka arritur një marrëveshje me ekipin turk të Beshiktash, të cilët po i ofrojnë lojtarit një marrëveshje tre-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga “Corriere dello Sport”. Tashmë pritet që dy klubet të mbyllin marrëveshjen mes tyre.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me kuqezinjtë dhe kostoja e këtij transferimi pritet të arrijë në 10 milionë euro.
Një huazim me mundësi blerjeje në fund të sezonit mund të merret në konsideratë gjithashtu nga kuqezinjtë, por që synojnë te shitja e kartonit të lojtarit.
Emerson Royal duket se nuk ka bindur trajnerin Max Allegri, që ka dhënë miratimin e tij për shitjen e mbrojtësit 26-vjeçar.
The post Mbrojtësi brazilian largohet nga Milan pas vetëm një sezoni, gati transferimi në Turqi appeared first on Telesport.