Mbrëmje historike për Lautaron, ngjitet në podiumin e golashënuesve të përjetshëm të Interit

Lautaro Martinez hyn në histori. Me golin që vlejti për 3-0 e përkohshëm të Interit ndaj Sassuolo në “Mapei Stadium”, kapiteni zikaltër barazoi Roberto Boninsegna në renditjen e golashënuesve të përjetshëm të klubit. Argjentinasi arriti kuotën e 171 golave në total.

“E rëndësishme është gjithmonë të arrijmë objektivat kolektivë. Njëherazi është një arritje e madhe për ne dhe për gjithçka kam vuajtur që i vogël, – tha ‘Toro’ menjëherë pas ndeshjes. – Ky sukses shkon për të gjithë ata që më kanë ndihmuar. Kjo do të thotë shumë për mua dhe për karrierën time”.

RENDITJA
1. Giuseppe Meazza: 284 gola
2. Alessandro Altobelli: 209 gola
3. Lautaro Martinez dhe Roberto Boninsegna: 171 gola
4. Sandro Mazzola: 161 gola

The post Mbrëmje historike për Lautaron, ngjitet në podiumin e golashënuesve të përjetshëm të Interit appeared first on Telesport.